Site icon PORTALB

Zidane: E ardhmja ime, e paqartë

Zinedin Zidane

Zinedin Zidane

Zinedine Zidane e ka pranuar se nuk ka ide nëse do të jetë trajner i Real Madridit edhe edicionin tjetër.

Ish mesfushori mori drejtimin e skuadrës në janar, duke zëvendësuar Rafael Benitez pas shkarkimit.

Megjithëse Reali është çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe përfliten shumë blerje gjatë verës, Zidane nuk ka pranuar të flasë për këto gjëra, pasi nuk e di rolin e tij në fund të edicionit.

“Nuk e di nëse do të jem këtu gjatë verës, prandaj si mund ta di çfarë do të jenë transferimet?”

“Ka shumë spekulime për momentin. Është normale kjo gjë. Por jam i fokusuar në ndeshjet e radhës”.

Exit mobile version