Site icon PORTALB

Arrestohen tre të dyshuar për terrorizëm në Itali, dy prej tyre shqiptarë nga Maqedonia

Foto ilustrim, arrestim

Foto ilustrim, arrestim

Janë arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm gjatë operacionit anti ISIS në Itali. Dy nga tre të dyshuarit për lidhje me ISIS janë shqiptarë nga Maqedonia.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë:  26 vjeçari Abdulla Kurtishi dhe Vullnet Maqellara 41 vjeç i cili njihej si Carlito Brigande.

Kurtishi kishte lidhje me Maqellarën dhe akuzohet për dokumente false.

I dyshuari tjetër është tuniziani Firas Barhoumi 29 vjeç i cili dyshohet se është luftëtar në Irak.

Sipas mediave italiane ai komunikonte me Maqellarën gjatë kohës që ishte në Irak.

Exit mobile version