Site icon PORTALB

Terrori me shqiptarët në shtetin e Daçiqit

Lufta, për dhjetëra mijëra shqiptarë në Serbi nuk ka përfunduar

Lufta, për dhjetëra mijëra shqiptarë në Serbi nuk ka përfunduar

Lufta, për dhjetëra mijëra shqiptarë në Serbi nuk ka përfunduar. Lufta për mbijetesë, për të jetuar në vendin ku janë lindur e rritur, për t’u shkolluar me apo pa libra në shqip, dhe mbi të gjitha lufta për të qenë shqiptar, shkruan “Zëri”.

Një vizitë në Luginën e Preshevës të rikujton hiç më pak se kohën e Sllobodan Millosheviqit, presionin që qenia shqiptare e kalon 24 orë në shtetin që udhëhiqet nga politikanë që dikur ishin bashkëpunëtorët më të afërt të “Kasapit të Ballkanit”.

Shtypja e shqiptarëve është identike me atë që e kanë kaluar edhe shqiptarët e Kosovës deri në vitin 1999, kohë kur edhe shkollimi me libra shqip konsiderohej krim.

Praktikat kanë mbetur të njëjta me kohën e regjimit të Millosheviqit, ish-shefit të kryeministrit aktual serb, Ivica Daçiqit. Përpos burgosjes së shqiptarëve të Luginës me akuzat për terrorizëm, të cilat pas disa vitesh vetë gjykatat serbe i shpallin akuza të pavërteta, çdo sulm që iu bëhet shqiptarëve të Luginës të rikujton kohën e regjimit të Millosheviqit.

Në dhjetor të vitit 2008 u arrestuan 11 shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin me akuzën për krime lufte, për t’u liruar pesë vjet më pas si tërësisht të pafajshëm.

Akuzat përfshinin vrasjen dhe masakrimin e së paku 47 civilëve, ndërsa ata akuzoheshin edhe për zhdukjen e mbi 30 të tjerëve.

Shqiptarët e “Grupit të Gjilanit” po punojnë me avokatët e tyre për të menduar hapat e mëtutjeshëm, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se shteti që udhëhiqet nga urrejtja ndaj çdo gjëje shqiptare, nuk e çan kokën pse i ka mbajtur 11 shqiptarë të pafajshëm në burg.

Exit mobile version