Site icon PORTALB

Maqedoni, Ja sa para paguajnë qytetarët për rrugë të këqia dhe ku përfundojnë të njëjtat! (FOTO)

Të rishikohet tenderi i autostradës Prishtinë-Shkup

Autostradë

Sipas Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, respektivisht Programit qeveritar për planifikim, ndërtim, rekonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore për periudhën 2013-2017 realizohen po aq të ardhura sa dhe të dalura për jetësimin e planeve infrastrukturore, njofton PORTALB. Bëhet fjalë për gjithsej 67.544.000.000 denarë për periudhën 2013-17, edhe atë: 8.099.000.000 den në vitin 2013:
12.230.000.000 den në 2014;
13.759.000.000 den në 2015;
14.624.000.000 den në 2016 dhe
18.832.000.000 den në vitin 2017. Si të ardhura këto shuma mblidhen nga pikë-pagesat rrugore, taksat rrugore, regjistrimet e automjeteve, akcizat e derivateve të naftës etj(Figura 1). Ndërsa harxhohen për paga të punëtorëve, materiale, investime, softuer  etj(Figura 2).

Figura_1
Figura_2

Rrugë të këqija, por më të shtrenjtat në Evropë

Sa i përket mbldhjes së të ardhurave të Ndërmarrjes publike për rrugët e Maqedonisë, qytetarët e Maqedonisë paguajnë çmimin më të lartë në Evropë. Kështu derisa në Slloveni për autostradë me mijëra kilometra, në të gjitha drejtimet dhe pa asnjë kufizim, paguhet vetëm 7 euro për 10 ditë… në Maqedoni rruga Tetovë-Shkup (më pak se 50 kilometra) paguhet 1 euro në një drejtim, 14 euro për 7 ditë në dy drejtime; ose 80 denarë për një drejtim Shkup-Kumanovë (për vetëm 40 kilometra), njofton PORTALB.

Ndërsa sa i përket realizimit të investimeve në praktikë vëmendje të veçantë në opinion mori rasti i mos-përputhjes së të dhënave të publikuara nga Qeveria me të dhënat e publikuara nga kompania kineze, e autorizuar për ndërtimin e autostradave: Kërçovë-Strugë dhe Milladinovci – Sveti Nikole – Shtip. Ashtu që për të parën qeveria njoftoi se do të shpenzohen 374 milion euro, kurse kompania kineze se do të shpenzohen 56, 116 milion dollar; ndërsa për autostradën e dytë sipas qeverisë, duheshin 206 milion euro, kurse sipas kompanisë kineze vetëm 30,93 milion dollar amerikan. Për çka në tetor të vitit 2013 opozita e akuzoi pozitën për korrupsion, njofton PORTALB.

Ndryshe, derisa sipas Ndërmarjes publike për mirëmbajtjen e rrugëve, në vitin 2014, 80% e rrugëve kanë qenë në gjendje të qëndrueshme… sipas raportit të Bankës Botërore 60% e rrugëve të Maqedonisë janë në gjendje të keqe, kurse vetëm 58% janë asfaltuar, çka i bën rrugë të kualitetit mjaft të ulët. Analizat thonë se riparimi i rrugëve kushton trefish më shumë se sa mirëmbajtja e rregullt./Portalb.mk

Exit mobile version