Site icon PORTALB

Nikollovski: Padi penale për skandalin me keqpërdorimin e subvencioneve

Lupço Nikollovski

Lupço Nikollovski

“Ministria e Bujqësisë e ka vërtetuar skandalin për pagimin e subvencioneve për kompaninë Koral, me nënshkrim të Violeta Dimitrova, bashkëshorte e kryetarit të Demir Kapisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajçe Dimitriev”, tha zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, njofton Portalb.

Sipas tij, personi Viloleta Dimitrova më 11.12.2012 është fshirë nga Regjistri Qendror i Maqedonisë edhe si pronar edhe si udhëheqës i kompanisë Koral, ndërkaq më 18.09.2013, siç thotë Nikollovski, dhjetë muaj pasi që nuk ka pasur kurrgjë me kompaninë, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë dhe Agjencinë për Pagesë pa vulë të kompanisë.

“Për këtë paralajmëroj padi penale për ish ministrin Lupço Dimovski dhe ish drejtorin e Agjencisë për Pagesë, Toni Dimovski”, shtoi Nikollovski. /Portalb

Exit mobile version