Gjakmarrja në Shqipëri, 250 familje të ngujuara, 109 fëmijë pa shkollë

Zyrtarisht në gjithë vendin numërohen rreth 109 fëmijë të ngujuar dhe rreth 300 familje, të cilat pasi janë izoluar nga frika se dikush mund t’i vrasë.

Zyrtare dhe pjesëtare te shoqërisë civile kane kërkuar qe ligji te forcohet dhe ky fenomen te mos ekzistoje me.

“Shifrat nuk janë më shumë se 300 të ngujuar, nuk janë më shumë se 700 që vuajnë pasojat e gjakmarrjes, por na duhet një punë e madhe që ashtu siç e ka shuar Ballkani, ashtu duhet ta shuajmë edhe ne, t’i themi ndal vëllavrasjes”, thotë Agim Loçi, drejtues i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”.

Këto familje, qe kane humbur te dashurit e tyre, duhet te falin gjakësin dhe çështja te gjeje drejtësi ligjërisht. Edhe pse e vështirë, te falesh , familja Lika e ka falur gjakësin dhe tani jetojnë te qete edhe pse me dhimbje.

“Quhem Selman Lika, kam përjetuar një tragjedi në familjen time, më është vrarë një vëlla 32 vjeç. në familjen tonë me origjinë nga Burreli, vendosur në vitin 1937 ku jeton edhe sot, me të gjithë familjen është diskutuar me zë dhe me heshtje për t’i dhënë përgjigjen për ta marrë apo jo gjakun. Me ndihmën e padiskutueshme të babait tonë, familja vendosi ta falë gjakun”, tregon Lika.

Lajme të ngjashme

Back to top button