Në aksin rrugor Kumanovë Kriva Pallankë në fshatin Stracin ka rrëshqitje dhe është zënë njëra korsi e rrugës. Ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” janë duke punuar në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e komunikacionit. Lidhja Automote e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme dhe ndjekjen e sinjalizimit të vendosur në rrugë.
Paraprakisht, LAMM njoftoi se komunikacioni është në ndërprerje në aksin Koçan Dellçevë për shkak të shembjeve, ndërsa si rrugë alternative mund të shfrytëzohet aksi Vinicë Smojmirovë Dellçevë. Prej orës 17:00 dje në ndërprerje është edhe rruga nga f.Pollogu i Poshtëm para lumit të Koçanit për shkak gropimit në aks dhe është bërë kanal për dërgimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.
Shembje ka në rrugën Berovë Vinicë dhe atje komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, ndërsa në udhëkryqin e Viniçkës midis fshatrave Istibanja dhe Kalimanc është bllokuar komunikacioni në dy akset dhe është orientuar përmes Vinicës.