Në Kampionatin Evropian në Riga të Letonisë, Jasin Rexhallari fillimisht ishte mposhtur në garat kualifikuese nga kampioni aktual botëror Vladimir Khinchegashvili. Më pas Jasini bëri një luftë të shkëlqyeshme në garat e repasazhit në kategorinë deri më 61 kg, ku megjithatë nuk ia doli të plasohet në finalen e vogël.
Edhe përkundër kësaj, Rexhallari dëshmoi cilësi të shkelqyeshme prej mundësit ndaj kampionit aktual evropian në kategorinë e U23, armenit Valodya Frangulyan, ndaj të cilit rezistoi mjaft mirë për gjashtë minuta luftë, për tu mposhtur në fund me 17-8.
Jasini, e nisi për mrekulli luftën, një kohë ishte edhe në avantazh ndaj, por në fund u deshtë të pajtohet me humbjen dhe fatin që ia ktheu shpinën gjatë shortit, që e nxori përballë me kampionët aktual botëror dhe evropian. / Portalb /