Site icon PORTALB

PSP: Në bastisjen në Batincë janë marrë sende që mund të jenë provë në aksionin “Titanik”

Prokuroria Speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva

Në bastisjen që me kërkesë të Prokurorisë speciale dje u zhvillua në fshatin Batincë, nuk ka të arrestuar ndërsa janë marrë sende që mund të shërbejnë si provë në procedurën për rastin “Titanik”, njoftuan sot për “Meta” nga kabineti i Janevës.

Prej atje konfirmojnë se bastisja është në suazat e hetimit të rastit “Titanik”, por nuk tregojnë në shtëpinë e cili është zhvilluar aksioni.

Sipas informacioneve jo- zyrtare, që deri më tani askush nuk i demantoi, bastisja është kryer në shtëpinë e Munir Pepiq, i punësuar në stacionin policor të Qendrës, si i dyshuar në aksionin “Titanik”, për të cilin PSP tanimë kërkoi arrest, por gjykata refuzoi këtë ndërsa negativ ishte vendimi i Këshillit penal lidhur me ankesën e prokurorëve nga ekipi i Janevës.

Exit mobile version