Tri maska të thjeshta që luftojnë aknet

Puçrrat shfaqen më shpesh gjate ndërrimit të stinëve, në periudhat stresuese, apo gjatë pubertetit.

Ja cilat janë tri maska të cilat mund ti përgatisni farë lehtë në kushtet e shtëpisë .

Maskë me sodë buke dhe ujë.

Kjo është një maskë që nuk duhet abuzuar shpesh pasi than shumë lëkuren dhe pas çdo aplikimi këshillohet të aplikohet një krem hidratues.
Në një enë hidhni 3 lugë sodë buke dhe pak ujë derisa të formohet një lloj kremi që mund ta aplikoni në fytyrë. Lëreni të veprojë për rreth 20 minuta dhe më pas e shplani me ujë të ftohtë. Mos harroni të aplikoni një krem hidratues më pas.

Maskë me vezë

Vezët janë përbërësi ideal kur flitet për problemet e fytyrës. Në veçanti kundër plakjes dhe akneve.
E verdha e vezës përmban proteina që ndihmojnë lëkurën të rindërtohet, mbi të gjitha kur përmban shenja nga aknet.Gjithashtu këto proteina heqin vajin e tepruar i cili bllokon poret dhe heq qelizat e vdekura.

Për të hequr pikat e zeza, për të eliminuar puçrrat dhe shenjat e lëna nga aknet, përgatisni një maske më dy të verdha vezësh.
I hidhni në një enë dhe i rrihni me delikatesë me anë të një rrahësi (jo mikser kuzhine).
E aplikoni në fytyrë dhe e lini të thahet për 20 minuta duke u munduar mos ta tërhiqni shumë fytyrën.
Me pas shpani fytyrën me ujë të ftohtë.

Maskë me domate ,sheqer dhe limon

Kjo maskë është shumë agresive, kështu që përdorimi duhet të jetë i moderuar sidomos për lëkurat e ndjeshme. Në një mikser grini domaten të cilës i kemi hequr lëkurën, hedhim disa lugë të vogla sheqer dhe i shtrydhin gjysmë limoni. E aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë ashtu për rreth 20 minuta. Mund të aplikoni krem hidratues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button