Mblidhet sot Kuvendi, opozita ka paralajmëruar bllokim

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në rend ditë do të jetë miratimi i disa projektligjeve. Në seancë pritet të diskutohet Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh me objekt: “Konstatimi i mbarimit të mandatit të deputetit Rakip Suli dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit”.

Ndërkohë Partia Demokratike është e vendosur në kursin e saj të për të mos lejuar kuvendin të zhvillojë seancë normale, deri në plotësimim e kushteve të saj.

Demokratet i kërkojnë shumicës të pranojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizmit që lidhet me ndërprejen e mandatit të zyrtarit, nëqoftëse ai arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës, ndryshimin ne ligjin për komsionet hetimore që synon pamundesinë e bllokumit të tyre, dhe dërgimin në gjykatë kushtetuese të 3 mandateve të deputetëve të cilët akuzohen për shkelje të Kushtetutës.

Nëse shumica vendos të mos i pranojë këto kërkesa sjellja e opozites do të jetë e njëjtë me atë të dy javëve më parë, bllokim i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button