Site icon PORTALB

Sot seanca e Kuvendit, uniteti i opozitës diskutabil

Gaz lotesjellës në Kuvendin e Kosovës

Sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet të përfundojë me 18 pika të rendit të ditës të aprovuara nga Kryesia.

Në ndërkohë, përfaqësues të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se veprimet ndaj seancave do të jenë të njëjta, çka nënkupton se sërish do të hidhet gaz lotsjellës.

Mirëpo, një gjë të tillë duket se nuk janë të gatshëm ta bëjnë dy partnerët opozitarë të Vetëvendosjes, AAK dhe NISMA.

Këto dy të fundit janë shprehur më skeptike në vazhdimin apo jo me metodat e njëjta.

Mbetet të shihet nëse opozita e bashkuar do të jetë e bashkuar edhe sot në shpërndarjen e gazit lotsjellës në seancë.

Exit mobile version