Site icon PORTALB

I përfoluri gëzon të drejtën e prononcimit

[Recension: Fermat e lopëve, dhive dhe deleve të funksionarëve të BDI-së!]

Manipulimi me elemente multimediale, kryesisht në mediat elektronike (portale) është arma më e fortë për t’i imponuar diçka lexuesit. Fakt është se në këtë rast nuk vlerësohet nëse kjo informon publikun ose jo. I tillë është edhe teksti që po recensojmë. Titulli dhe përmbajtja e tekstit, nuk korrespondojnë, kjo pasi që titulli flet për ferma të lopëve dhe dhive, mirëpo VIDEO nuk dëshmon të njëjtën, por një pjesë nga një fjalim i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Akuzat në lajm duhet t’ia bëjë njëra palë, palës tjetër dhe jo gazetari. Në këtë tekst, gjithçka mbaron me akuza të paverifikuara, ku nuk ekziston asnjë dëshmi konkrete, e as edhe indikacion se vallë është kërkuar qëndrim nga palët e përfshira në tekst, që të konfirmojnë apo demantojnë të njëjtat. Kjo bën që artikulli të jet tendencioz dhe të reflektojë njëanshmëri.

Një pjesë e madhe e funksionarëve të BDI si duket e kanë kuptuar rëndësinë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë. Të lodhur nga politika, ata kanë vendosur të krijojnë ferma të deleve, lopëve e dhive të llojit të veçantë. Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  kohë më parë ka blerë në numër të madh të deleve të cilat, i ruan në vendlindjen e tij. Biles ka zëra që thonë që kryetari Ahmeti, gjatë verës ka filluar edhe të mbjellë lule dhe sallata, këshilla që më parë ua kishte dhënë banorëve të Studeniçanit.

Linku deri te artikulli origjinal: “Fermat e lopëve, dhive dhe deleve të funksionarëve të BDI-së!
Data dhe koha e publikimit: 01.03.2016
Data e recensionit: 02.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autori, në vend që të kërkojë qëndrim nga personat, për të cilët pohon se kanë biznese me ferma, ai komenton, duke i mohuar mundësinë lexuesit që të gjykojë. Nuk duhet harruar se gazetari vetëm informon, ndërsa lexuesi është ai që gjykon apo vlerëson.

Por, Ahmeti nuk është i vetëm në këtë ‘biznes’ rrugën e tij e kanë ndjekur edhe shumë funksionarë të BDI-së. Zyrtarët e lartë të partisë, si Xhevat Ademi, Sadulla Duraku, Nazmi Beqiri dhe shumë të tjerë, kanë hapur ferma të lopëve dhe dhive.

Çdo informacion i pakonfirmuar dhe i publikuar pa dëshmi, ka bazë për shpifje. Një dozë të tillë e ka përfundimi i tekstit, në të cilin thuhet se emrat e lartëpërmendur kanë marrë subvencione nga buxheti i Maqedonisë. Informacione të tilla nuk guxon të publikohen pa siguruar dëshmi.

Agjencia e lajmeve INA mëson se për këto biznese, ata kanë marrë edhe subvencione të majme nga buxheti i Maqedonisë. 

Përveç akuzave të pakonfirmuara, elementeve tendencioze dhe të komentimit, teksti nuk ka një autor, por i njëti është i nënshkruar si “lajm agjencie”.

Exit mobile version