Site icon PORTALB

Kute të dyfishta – privatësia e dikujt dhemb më shumë!

[Recension: Nuk ka ndjekje për inçizimet e publikuara të Llatasit dhe Ivanovës]

A e dijnë ata që kërkojnë ndjekje për ata që publikojnë audio-inçizime të bisedës, e cilat, gjoja, është private, që është bërë ndërmjet kolegëve të tyre, se avokati i parë i Odës tashmë arriti të mundësojë që gjykatat që më parë të deklarohen se nuk do t’i konsiderojnë si dëshmi? Dhe se një sistem i tërë (prokuroria, gjykatat, mediet) gjithë vitin ishte angazhuar për zhvlerësimin e bisedave “të prera, të ngjitura dhe të montuara” telefonike. Ato audio-inçizime, tani, ndoshta për prokurorët, kushdo qofshin ata, mund të kenë tretman të të ashtuquajturit zë i dëgjuar, mirëpo mund të jenë vetëm indikator që pastaj ato thjesht të “heqin të zitë e ullirit” për të dëshmuar se ajo që është inçizuar me të vërtetë ka ndidhur dhe për të pasur ndonjë dëshmi të ndonjë lloji tjetër për ta kërkuar drejtësinë.

Linku deri te artikulli origjinal: Nuk ka ndjekje për inçizimet e publikuara të Llatasit dhe Ivanovës

Data dhe koha e publikimit: 04.03.2016 18:06

Data e recensionit: 07.03.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

PRITJE E GJATË PREJ DHJETË DITËSH

“As pas dhjetë ditësh pasi u paraqitën inçizimet nga bisedat private të kryeredaktorit të Sitelit, Dragan Pavlloviq Llatas dhe pronarit të kësaj medie, Goran Ivanov, as Ministria për Punë të Brendshme, me të cilën udhëheq sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, as prokurorja speciale, Katica Janeva, që është kompetente për përgjimet, nuk japin informatë se a kanë filluar procedurë për këtë rast.”

Ky tekst mjaft i gjatë, i cili shqetësohet nga fakti se është përgjuar biseda ndërmjet dy “njerëzve të mëdhenj” të medieve, me asnjë fjalë nuk tregon se nëpër të ashtuquajturave “bomba” u tregua se janë përgjuar një numër i madh i kolegëve të tjerë të tyre, për një periudhë prej së paku gjashtë vitesh. Një pjese të këtyre gazetarëve (20-30) publikisht iu dhanë bisedat e inçizuara dhe stenogramet e tyre. Edhe të drejtat e tyre ishin shkelur, si persona dhe si njerëz familjarë, e para së gjithash si njerëz që kanë obligime profesionale!

Problem kryesor i kësaj kronike është ajo se si të shkruani për fenimenin e përgjimit, e të mos përmendni ngjarje, emra dhe institucione të rëndësishme siç janë – Drejtoria e pestë e MPB-së, DSK-ja, Sasho Mijallkovi, si udhëheqës i shërbimit që ka përgjuar, Gordana Jankullovska, si ministreshë e cila është pajtuar me këtë praktikë së paku gjashtë vite (ndërmjet viteve 2009 dhe 2015), prokurori Zvërlevski, i cili i kishte bisedat e inçizuara, mirëpo nuk ngriti procedurë gjatë gjithë kohës… Gjithë këtë nuk e keni si pjesë më e rëndësishme e fenomenit, sikur inçizimet të kenë “ra nga Marsi”!

Thjeshtë, kemi një situatë të kthyer krjejtësisht mbrapsht: u jepen detyra hetuese njerëzve të rinj në këtë sferë, ndërsa nuk qortohen ata që e kanë bërë këtë? Aq më tepër, bëhet përzgjedhje: inçizimi i kujt është më i rëndësishëm, pa e parë vargun prej 20.000 njerëzve të përgjuar.

Exit mobile version