Site icon PORTALB

Cilat janë shtetet me kushte më të mira jetese për gratë?

Norvegjia është vendi me kushte më të mira për të jetuar gradë, ndërkaq Maqedonia është në pozicionin e 52, sipas raportit të ri të “Proverty is Sexist 2016”, njofton Portalb.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 168 shtete, ndërkaq ndër kriteriumet kryesore për zgjedhje janë BVP-ja për kokë në banor, qasja deri te llogaritë bankare, përqindja e grave në kompanitë e mëdha dhe paga në krahasim me burrat etj.

Në vendet e para radhiten, Suedia, Danimarka Islanda, Finlanda, Holanda, Australia, Zelanda e Re, Zvicra dhe Belgjika.

Maqedonia e ka marrë vendin e 52, ndërkaq vendet nga rrethi jonë, Greqia të 25, Kroacia të 35, Serbia 49, Bullgaria 43, Rumania 58. Turqia është në vendin 74, ndërkaq Shqipëria në vendin e 76.

Vendet me kushte më të rënda janë Nigeria, Somalia, Mali, JAR, Jemen, Kongo, Avganistan, Bregu i Fildisht, Çad etj. /Portalb

Exit mobile version