Site icon PORTALB

Lexus sjell konceptin RC Coupe

Lexus sjell konceptin RC Coupe

Lexus sjell konceptin RC Coupe

Ashtu siç edhe kishte premtuar në fillim të muajit se do të sjellë modelin e ri të RC Coupe, Lexus këto ditë ka prezantuar modelin e ri sportiv të RC në panairin e veturave në Tokio.

Departamenti i dizajnit të Lexus kohë më parë kishte prezantuar disa fotografi të koncepteve LF-LC dhe LF-CC, që ngritën dyshime se RC i ri do të jetë edhe më agresiv në pamje.

Falë dritave LED, fellneve 18 inç dhe rrotave me profil të ultë, kjo veturë duket mjaft e bukur në shikim të parë.

RC do të jetë i disponueshëm në treg me motor prej 3.5 litrave V6 me benzinë dhe versionin 300h me elektromotor me 2.5 litra. Sa i përket karrocerisë kjo veturë është e gjatë 4639 mm e gjerë 1838 dhe e lartë 1394 mm.

Exit mobile version