Site icon PORTALB

RDM kërkon më shumë subvencione për gratë që duan të hapin biznesin e tyre

Liljana Popovska, RDM

Liljana Popovska

Me rastin e festës së 8 Marsit, Forumi i Grave të RDM-së, ka filluar fushatë për përforcimin ekonomik të grave, sepse sipas tyre, pavarësia ekonomike është parakusht që gratë të jenë të lira dhe persona të realizuar, njofotn Portalb.

“Programet aktuale nuk janë të mira sepse asnjë koncept. Janë të siguruara subvencione për gratë sipërmarrëse me vlerë prej 70% nga mjetet që tanimë i kanë investuar në biznesin e tyre, por kjo nuk është më shumë se 2000 euro. Do të thotë që gratë fillimisht duhet që të investojnë 3 ose 4 mijë euro dhe më pastaj të konkurrojnë për mjete shtesë, duke paraqitur numër të madh të dokumenteve. Pastaj subvencionet ndahen vetëm për prodhimtare dhe jo për veprimtari tjera si: Tregti, arsim, shëndetësi, avokaturë, notari, turizëm, bujqësi dhe peshkatari”, reagojnë nga partia RDM.

Sipas tyre, institucionet shtetërore janë të shurdhra për sugjerimet e të interesuarve dhe sektorit civil, dhe shtojnë se është e patjetërsueshme fushata derisa të ndërrohet gjendja. /Portalb

Exit mobile version