Site icon PORTALB

Konfiskohen 81 doza kanabis dhe armë, arrestohen tre persona

Kanabis

Tre shpërndarës droge janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kapën në flagrancë me 81 doza kanabis sativa.

Mësohet se specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Speed”.

Policia ka bërë të ditur se në pranga kanë përfunduar Fatos Kollogjeri, 21vjeç, banues në Elbasan, Ylli Tota, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Blerim Cani, 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në vendin e quajtur “Autogrili” në fshatin Poçem, Mallakastër, ku u kapën në flagrancë me 76 doza lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa, të cilat iu gjetën shtetasit Fatos Kollogjeri.

Ndërsa një pistoletë tip TT model 56 me një krehër me 7 fishekë iu gjetën shtetasit Ylli Tota (të cilat dyshohet se do i shisnin), dhe nga kontrolli i banesës së shtetasit Blerim Cani, u gjetën 5 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” , “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, transmeton Shekulli.

Exit mobile version