Site icon PORTALB

Vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”

“Lagjja e Trimave” - Rasti i Kumanovës

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” sot do të dalin përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të dëshmuar në seancë gjyqësore për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, njofton Portalb.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

Seanca e fundit është anuluar për rastin e Kumanovës. Avokatët Naser Raufi, Mefail Arsllani dhe Bujar Dardhishta nga gjykatësja Verka Petrovska janë dënuar me nga 1.200 euro.

“Dënimet që sot kryetarja e trupit gjykues i shqiptojë ndaj nesh, si avokat vlerësoj që është e pabazë dhe si e tillë nuk mund të qëndroj. Pikë se pari, ne nuk e fyem gjykatën apo penguam vazhdimin e procesit gjyqësor, ne kërkuam që kryetarja e trupit gjykues ta realizojë premtimin apo zotimin e dhënë në seancën e kaluar kur u zotua se për seancën e sotme të marrin pjesë së paku nga 1 anëtar- familjar i të akuzuarve, pasi që është seancë e hapur për publik, e jo e mbyllur. Kështu shprehet në deklaratën e tij për Portalb njëri ndër avokatët mbrojtës për rastin e Kumanovës Bujar Dardhishta.

Pas anulimit të seancës, familjarët e të akuzuarve për rastin e Kumanovës janë pranuar nga ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa. Familjarët kanë shkuar te Ambasada e Kosovës për t’u ankuar nga sjellja e institucioneve të Maqedonisë ndaj tyre. Gjykata Themelore Shkupi 1 në seancën e fundit dha leje që vetëm 9 familjarë të mund të ndjekin seancën gjyqësore nga gjithsej 29 familjarë sa ishin sot para gjykatës. Prandaj familjarët, kishin vendosur që ose të gjithë ose asnjëri nuk do të hyjë në seancë.

Kujtojmë se njëri ndër avokatët mbrojtës në rastin e Kumanovës, Naser Raufi, paraprakisht, e ka lëshuar seancën e 5-të gjyqësore nën arsyetimin se nuk ka kushte teknike për vijimin e së njëjtës.

Iniciativën e avokatit Raufi e kanë mbështetur edhe avokatët tjerë: Bujar Dardhishta, Lupço Veselinovski dhe Shasivar Iseini.

Gjykatësja Petrovska ka thënë se për momentin kjo është salla e vetme ku mundet të vazhdon seanca. Petrovska ka paralajmëruar avokatët se nëse lëshojnë seancën ata si dënim do t’i paguajnë harxhimet e procedurës.

Në seancën e 25.02.2016, u dëgjuan dëshmitarë nga Lagjja e Trimave të Kumanovës për rastin “Kumanova”. Fize Memishi, Teuta Lutfiu, Artizana Fejzullahu dhe Fikrie Fejzullahu kanë dëshmuar sot para gjykatës rreth ngjarjeve të 9 dhe 10 majit. /Portalb

LEXO: Anulohet seanca gjyqësore “Lagjja e Trimave”, dënohen tre avokatë

LEXO: Seanca gjyqësorë “Lagjja e Trimave”, Dardhishta: Dënimet e avokatëve të pabaza

LEXO: Familjarët e të akuzuarve të “Lagjes së Trimave”, janë pranuar nga ambasadori i Kosovës

Exit mobile version