Site icon PORTALB

Përfundon në Bruksel Samiti BE-Turqi

Samiti i BE-së, Davutoglu dhe Merkel

Samiti BE-Turqi i udhëheqësve të vendeve të Unionit dhe kryeministrit turk Ahmet Davutoglu ka përfunduar. Davutoglu në këtë samit duke sjellë një propozim të ri, kërkoi zgjidhje të përhershme për problemin e migracionit të paligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti BE-Turqi i cili u mbajt në Këshillin Evropian i mbyllur për mediat, zgjati rreth 1 orë e 40 minuta. Sipas informacioneve të marra nga kryeministria, kryeministri turk ka paraqitur propozimin e Turqisë e cila përmban zgjidhje të përhershme për problemin e migracionit të paligjshëm.

Liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së në seancën e cila do të mbahet sot do të shqyrtojnë propozimin e Turqisë dhe do të përpiqen të marrin një vendim.

Në rast se liderët do të arrijnë marrëveshje në lidhje me propozimin e Turqisë, theksohet se kryeministri turk Davutoglu së bashku me presidentin e Këshillit të BE-së Donald Tusk dhe Kryetarin e Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker do të mbajnë konferencë të përbashkët për mediat.

Në rast se arrihet marrëveshje mes shteteve të BE-së me propozimin e Turqisë pritet që përsëri të takohen me kryeministrin turk Davutoglu në darkë.

Ndërsa konferenca e përbashkët për mediat e planifikuar të mbahet pas fotos së përbashkët të liderëve, mes kryeministrit Davutoglu, presidentit të Këshillit të BE-së Donald Tusk, presidentit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker dhe presidentit të Parlamentit Evropian Schulz u bë e ditur se nuk do të mbahet.

Exit mobile version