KSHZ do të fillojë parapërgatitjet për zgjedhjet presidenciale, betohet kryetari i ri

Kryetari i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Nikolla Rilkoski dha sot deklaratë para kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanoski, në të cilën tha se këtë funksion do ta kryejë në mënyrë profesionale.

“Së pari dua të bëj publike që do të mundohem që sa më pak të ketë ndikim politika në punën e KSHZ-së dhe në fatin e listës zgjedhore. Menjëherë do të vendos kontakte me ata që kanë ndikim mbi këtë dokument, me Ministrin e Punëve të Brendshme, Enti Shtetëror për statistikë, OSBE etj, dhe në këtë mënyrë do të bëj maksimumin nga ana ime që të rregullojmë mangësitë në listën zgjedhore në mënyrë të suksesshme”, tha Rilkoski.

Planifikohet që në fillim të javës së ardhshme, ai në mënyrë zyrtare të merr funksionin e kryetarit të KSHZ-së, me ç’rast do të njoftohet me anëtarët e këtij Komisioni. Rilkoski theksoi se do të jep maksimumin e kapacitetit të tij, njohurive dhe përvojës për të punuar me sukses në KSHZ.

Në lidhje me Listën zgjedhore ai tha se ka njohuri por kur të ulet në karrigen e kryetarit të KSHZ-së do të ketë informacionet e vërteta për këtë çështje.

“Kam biseduar me personat nga partia të cilët besuan në mua dhe mundësuan që unë të marrë këtë funksion, dhe ma dhanë lirinë që të punoj ashtu si un di, me profesionalizëm dhe duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet”, deklaroi Rilkoski.

Duke pasur parasysh se në mars duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale, ai theksoi se KSHZ-ja duhet menjëherë të fillojë me përgatitjet që këto zgjedhje të kalojnë pa problem.

Ai vlerëson se kjo përbërje e komisionit ka kaluar disa zgjedhje dhe se të punësuarit janë profesionistë të cilët i dinë punët dhe se KSHZ-ja do të arrin të bëjë parapërgatitjet që këto zgjedhje të kalojnë në mënyrë të rregullt.

Nikolla Rilkoski në funksionin e kryetarit të KSHZ-së erdhi si propozim i partisë opozitare LSDM. Ai është jurist dhe ish deputet i kësaj partie në Parlamentin Maqedonas. 

Po ashtu edhe paraardhësi i tij Boris Kondarko ka qenë propozuar nga LSDM-ja, por që dha dorëheqje nga ky funksionon njëjtë si Aleksandar Novakovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button