Site icon PORTALB

Alarm për mungesë ilaçesh në Klinikën e Onkologjisë

Klinika 'Nëna Terezë'

Klinika 'Nëna Terezë'

LSDM-ja ka alarmuar se të sëmurët nga kanceri nuk arrijnë të marrin kontrollin dhe ilaçet e duhura në Klinikën e Onkologjisë. Sipas opozitës, të sëmurët duhet vetë t’i blejnë ilaçet. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov kundërpërgjigjet duke thënë se situata për të cilën flet LSDM-ja ka ndodhur para 12 viteve, kur në pushtet kanë qenë socialdemokratët, ndërsa sot, siç shprehet ai situata është krejtësisht ndryshe, njofton Alsat M.

“Citostatiku që duhet ta pranojnë në të shumtën e rasteve është në listë pozitive. Duhet doemos ta blejnë vetë nga xhepi i tyre, ndonëse tërë jetën paguajnë rregullisht sigurim të detyrueshëm shëndetësor. Me këtë rast, të punësuarit e Onkologjisë ngadalë u pëshpëritin familjeve se në Maqedoni, ky citostatik privatisht kushton 200 euro, ndërsa në Bullgari është vetëm 30 euro”, deklaroi Dejan Gacov, LSDM.

“Për dallim prej atëherë, tani nuk ka fare pritje dhe me siguri këto konferenca për media i mbështesin në atë se si ka qenë atëherë kur ata e kanë pasur përgjegjësinë, në këtë moment për terapi pritet tre ditë”, tha Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Exit mobile version