Site icon PORTALB

Nesër pa rrymë disa pjesë të Shkupit

Për shkak të intervenimeve që do të bëhen të hënën nga ana e EVN Maqedoni, për një periudhë të caktuar, pa rrymë do të mbeten shumë lagje dhe fshatra të Shkupit.

Pa furnizim me energji elektrike nesër do të mbeten disa konsumatorë nga Studeniçani, Gjorçe Petrovi, Qendra, Shuto Orizara, Karposhi dhe Kisella Voda.

Prej orës 8:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten disa nga konsumatorët në fshatin Ljubosh, prej orës 9:30 deri në orën 15:00 në rr. “Lluka Gerov ­ nënrrugët 2, 4 dhe 6, prej orës 11:00 deri në orën 13:00 nga fshati Studeniçan afër lumit, prej orës 9:00 deri në orën 11:00 rr. “Studeniçanska” pjesa drejt Draçevës, 9:00 deri në orën 10:00 rr. “Banica”, prej 9:30 deri më 15:00 një pjesë e rr. “Nov zhivot” dhe rrugët “Viniçka” dhe “Drinska”, prej 9:00 deri më 15:30 rr. “Nikolla teslla” nr. 9 dhe rr. “Orce Nikollov” nr.180 dhe 182 dhe prej orës 9:00 deri më 14:00 rr. “Kiro Fetar” nënrruga 2.

Exit mobile version