Disa pjesë të Shkupit sot pa energji elektrike

Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, sot për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa lagje të Shkupit.

Pa energji elektrike sot prej orës 8:30 deri në 15:30 do të mbeten një pjesë e banorëve të rrugës “Bozhin Nikollov Sillni” në fshatin Lisiçe e Epërme, Komuna Aerodrom dhe përdoruesit e rrugës “4 Korriku” ndërtesa 44 hyrja 1 Komuna Gjorçe Petrov prej orës 9 deri në ora 15:30, kumtuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit.

Pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e përdoruesve të rrugës “Jurij Gagarin” nr. 18 dhe nr. 22 në Komunën Karposh prej orës 9 deri në ora 11 dhe prej orës 9 deri në ora 15 shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës nr. “20” në fshatin Saraj, rruga nr. “100” në fshatin Kondovë dhe pjesa e sipërme e fshatitit Kopanicë në Komunën e Sarajit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button