Site icon PORTALB

127 votues në adresën e deputetes Daniela Rangellova

Daniella Rangellova

“Fokus” ka kontrolluar listën zgjedhore me adresë të deputetes së VMRO-DPMNE-së Daniela Rangellova dhe nga aty kanë vërtetuar se në adresë të saj janë të regjistruar 127 votues, transmeton Portalb.

Kjo është vetëm edhe një fakt shtesë për kaosin në listën zgjedhore.

Këto 127 votues edhe pse janë nga e njëjta rrugë dhe me numrin e njëjtë të drejtën e votës e kryejnë në tre vendvotime; 2033, 2034 dhe 2045.

Ky është edhe një shembull i detektuar nja një media apo qytetar. Më e rëndësishme është të zbulohen kush janë këto 127 votues, si kanë përfunduar të gjithë në një adresë dhe si është e mundur të votojnë në tre vendvotime? Tek atëherë kur të zbulohen përgjegjësit, të vërtetohet arsyeja se pse janë vendosur aq persona në një adresë dhe a janë të përdorura për qëllime politike./Portalb

Exit mobile version