Site icon PORTALB

Tre persona të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe traktorit

Akisdent në Tetovë

Sot rreth orës 13 e 40 minuta ka ndodhur një aksident mes autobusit dhe traktorit nga i cili kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Jazhincë në rrugën magjistrale Tetovë – Jazhincë.

Sipas MPB-së, autobusi i markës Mercedes me regjistrim të Tetovës i drejtuar nga I.A. (47), përderisa traktori ishte pa tabela regjistrimi dhe drejtohej nga A.S.(21) nga Nerashte.

Si pasojë e aksidentit vozitësi i traktorit është lënduar rëndë, kurse drejtuesi i autobusit së bashku me një udhëtarë, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Që të tre janë dërguar në klinikën e Tetovës, ku edhe janë mjekuar

Ndërkaq policia njofton se është duke punuar në zbardhjen e rastit.

 

 

 

Exit mobile version