Site icon PORTALB

Erdogan propozon ndërtimin e një qyteti në veri të Sirisë

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka propozuar ndërtimin e një qyteti të ri në veri të Sirisë, në të cilën janë strehuar refugjatët që po largohen nga lufta.

Erdogan tha se për këtë ide ka diskutuar edhe me presidentin amerikan, Barack Obama, transmeton KlanKosova.

“Do të të them diçka? Çfarë është zgjidhja? Zgjidhja ështe ta ndërtojmë një qytet në veri të Sirisë,” tha presidenti turk.

Ai shtoi se qyteti do te kishte një sipërfaqe prej 4.500 kilometra katrorë, dhe për infrastrukturën e tij do diskutohej me bashkësinë ndërkombëtare.

Exit mobile version