Në Maqedoni, në tremujorin e tretë të vitit aktual kanë lindur 6.285 foshnja, që përbën një ulje prej 3.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012, thonë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Ndërkaq, mortaliteti shënon rritje – në tremujorin e tretë është shtuar me 0.1 për qind numri i të vdekurve, dhe arrin në 4.599 persona, prej të cilëve 50 janë foshnja.
Kjo do të thotë se shtimi natyror në këtë tremujor është 1.686 persona.
Lidhur me shifrat e lidhjeve martesore, në këtë periudhë janë lidhur 4.358 martesa, ose 3.3 për qind më pak se në vitin 2012.
Shumë i vogël rezulton të jetë, në anën tjetër, numri i shkurorëzimeve.