Site icon PORTALB

Vullkani krijon një ujdhesë të re në Japoni

Vullkani krijon një ujdhesë të re në Japoni

Vullkani krijon një ujdhesë të re në Japoni

Një ujdhesë me perimetër 200 metra u paraqit më 20 nëntor të këtij 1000 kilometra në jug të Tokios, në Japoni.

Ujdhesa u krijua si pasojë e erupsionit të vullkanit në ishullin e pabanuar Nishinoshima, në rajonin e njohur sizmik të “gishtit të zjarrtë të Paqësorit”.Shenjat e para të erupsionit u vërejtën të martën, më 19 nëntor kur u pa reja e dendur e tymit të zi të përcjellë me shpërthim krateri.

Një ditë më pas, afër ujdhesës Nishonishima u vërejt edhe një ujdhesë, deri më tash e panjohur, shkruan The Guardian

Vullkanologu Kiroshi Ito, njohës i aktiviteteve sizmike në këtë pjesë të botës, tha se është shumë e mundur që ujdhesa të zhduket me kohë për shkak të erozionit dhe ndryshimeve tektonike.

Krijimi i ujdhesës së re në Japoni u përshëndet edhe si zgjerim i territorit të këtij vendi. Por politikani Joshihide Suga shtoi se qeveria nuk duhet të nxitojë për ta emëruar këtë ujdhesë.

Një situatë e ngjashme ndodhi në Pakistan në shatorin e këtij vit kur, kur, pas rënies së një tërmeti, u krijua po ashtu një ujdhesë.

Exit mobile version