Site icon PORTALB

Ronaldo grindet me Pepen, hidhërohet edhe Zidane (Video)

Ronaldo dhe Zidane

Ronaldo dhe Zidane

Cristiano Ronaldo duket se ka prishur marrëdhëniet me mbrojtësi portugez, Pepe
Në ndeshjen ndaj Levantes, Pepe kërkonte në vazhdimësi nga Ronaldo që të kthehej në mbrojte kur vendasit ekzekutonin gjuajtje nga këndi, derisa portugezi ia ktheu se jo të gjithë duhet të kthehen.

Videot e publikuara nga mediet spanjolle, tregojnë mëse të çartë fjalimin e Pepes e Ronaldos.

Në këtë u inkuadrua edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili këshilloi në disa momente portugezin, duke i treguar se ekipi transformohet në 4-4-2 kur kundërshtarët kanë topin. Për më shumë shikoni videot. /Express

Exit mobile version