Site icon PORTALB

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid “ndërrohen” me njëra-tjetrën (FOTO)

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid

Një nga koleksionet më të shumëpritura në Paris Fashion Week, Balmain, nuk zhgënjeu as këtë herë, sidomos me përzgjedhjen e modeleve. Surpriza e mbrëmjes ishin dy bukuroshet Kendall Jenner dhe Gigi Hadid, të cilat kishin zgjedhur të zëvendësonin njëra-tjetrën. Kendall, motra e famshme e familjes Kardashian, është e njohur për stilin e saj unik, madje dukej edhe si një brune besnike, por ja ku vjen si një bionde po aq seksi. Nga ana tjetër, edhe Gigi, me tiparet e ëmba të biondes, ka vendosur të kthehet në brune. Eksperimenti i dy modeleve më të famshme të momentit, gjatë prezantimit të koleksionit të ri të Balmain është mirëpritur edhe nga fansat, të cilët i kanë përgëzuar dy mikeshat për look-un e tyre të ri.

Të pranishme në pasarelë në koleksionin e Balmain ishin edhe modelet Karlie Kloss, Jourdan Dunn, Rosie Huntington-Whiteley, Lily Donaldson, Joan Smalls dhe Lindsey Wixson.

Exit mobile version