Site icon PORTALB

Zaev edhe sot në Gjykatë, vazhdon procesi gjyqësor për rastin “Mitmarrje”

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot duhet të mbahet seancë për rastin “Mitmarrje”, në të cilin i akuzuar është lideri i LSDM-së dhe kryetari i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev, njofton Portalb.

Zaev, akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro ryshfet nga një biznesmen, për legalizimin e një parcele ndërtimore.

Akuzën kundër Zaevit, Prokuroria Publike e Shkupit e ka paraqitur në qershor të vitit të kaluar.

Gjatë një tubimi partiak, Zaev ka bërë publik edhe emrin e biznesmenit që, sipas tij, është përdorur për kurdisje. /Portalb

Exit mobile version