Xherdan Shaqiri e ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm për Stoke Cityn ndaj Newcastles.
Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes, e ka lavdëruar golin e Xherdan Shaqirit, i cili ia dhuroi tre pikë atyre.
“Ishte një gol i bukur nga Shaqiri për ta fituar lojën, gjuajtje e mirë dhe e fuqishme, portieri madje nuk e pa atë”, deklaroi Hughes, përcjell Lajmi.net nga BBC Sport.