Site icon PORTALB

Mogherini sot në Tiranë takon Ramën

Federica Mogherini

Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini vjen sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë vizitës së saj, Mogherini do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama rreth orës 19:00 në selinë e qeverisë, i cili do të pasohet më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës në Tiranë, zyrtarja e lartë e BE-së pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe me ministrin e Jashtëm Bushati.

Ajo do të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë të premten në një seancë të jashtëzakonshme. Diskutimet e saj në Tiranë do të përqëndrohen kryesisht tek çështjet e integrimit dhe përmbushja e pesë prioriteteve.

Exit mobile version