Site icon PORTALB

Infantino: Lojtarët doemos të pyeten rreth vendim-marrjes

Gianni Infantino

Gianni Infantino, i cili nga e premtja e kaluar është president i sapozgjedhur i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) theksoi se për vendimet e rëndësishme rreth ardhmërisë së futbollistëve duhet të dëgjohet edhe mendimi i lojtarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është shumë me rëndësi që lojtarët të përzihen në marrjen e vendimit. Lojtarët janë yje dhe doemos të pyeten rreth vendimit të marrë në futboll. Doemos të dëgjojmë lojtarët, zërin dhe përvojën e tyre. Ata duhet të përzihen në të gjitha aktivitetet e FIFA-s”, tha Infantino, duke shtuar se zyrtarët e futbollit botërorë duhet “më shumë të sillen si tifozë, e më pak si politikanë”.

Exit mobile version