Site icon PORTALB

UEFA përjashton Galatasary-n për 1 vit nga të gjitha kompeticionet europiane

Galatasaray gjobitet 50 mijë euro

Galatasaray

Organizata Evropiane e Futbollit UEFA, ka përjashtuar klubin turk Galatasaray, për një periudhë një vjeçare nga të gjitha kompeticionet europiane, për shkak të shkeljeve të kritereve financiare.

Ndihmës presidenti i Galatasaray dhe përgjegjës për çështjet ligjore të këtij klubi Esref Alacayir ka konfirmuar se UEFA vendosi një pezullim një-vjeçar të klubit të Stambollit dhe kampionit aktual të Turqisë.

Alacayir gjithashtu duke vënë në dukje se dënimi anulohet në qoftë se Galatasaray dy vjet me radhë nuk arrin të shkojë në garat evropiane, e ka cilësuar këtë dënim si jo shumë të rëndë, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version