Të moderuarit fitojnë zgjedhjet në Iran

Të moderuarit kanë marrë shumicën në Parlamentin iranian. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Iranit, reformatorët kanë marrë të paktën 85 vende në Parlament, ndërsa konservatorët e moderuar kanë marrë 73 vende.

Të dy palët përbëjnë  shumicën e asamblesë me 290 vende, 68 prej të cilave janë fituar nga konservatorët radikalë.

34 milionë iranianë, ndryshe 62 për qind e 55 milionë votuesve kanë votuar për Parlamentin e ri dhe Asamblenë e Ekspertëve.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në të gjithë vendin, procesi i numërimit të votave është pothuajse i përfunduar dhe pritet shpallja e rezultatit zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button