Site icon PORTALB

Maska për fytyrë të mrekullueshme për vetëm 15 minuta!

Maska për vjeshtë, të cilat mund t'i bëni në shtëpi

Jeni lodhur nga problemet me lëkurën, thatësinë, qërimin, skuqjen, puçrrat e poret e zgjeruara? Nëse dëshironi që edhe fytyra juaj të shkëlqejë, jua sjellim recetën për një maskë çudibërëse.

Me aplikimin e kësaj maske, lëkura bëhet e lëmuar, e shtrënguar, e shkëlqyer, e butë dhe me shumë më pak rrudha dhe inflamacione, trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.

Receta:

Përbërësit:

3 lugë të mëdha me flluska tërshëre
1 qeskë me çaj kamomili
100-150 mililitra ujë ose qumësht të valë

Përgatitja:

E nxirrni nga qeska çajin e kamomilit dhe e përzini me flluskat e tërshërës. Përzierjes ia qitni 100-150 mililitra ujë ose qumësht të valë. E lini që të shndërrohet në një përzierje të dendur e derisa është ende e nxehtë, këtë përzierje e aplikoni në fytyrë të pastruar në një shtresë paksa më të trashë. Në mënyrë që të mos bie nga fytyra, mbi maskë mund ta vendosni një garzë. Pas 15 minutave e hiqni atë duke e fërkuar lehtë dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë. Fytyra do të jetë shumë e butë, skuqja do të zhduket, lëkura do të bëhet më e shëndetshme, më e lëmuar dhe më e shtrënguar. Përdoreni rregullisht këtë maskë dhe nuk do të keni më probleme me lëkurë të fytyrës.

Exit mobile version