Site icon PORTALB

Këshilli i Sigurimit flet për Kosovën

OKB

Ilustrim

Sot në Këshillin e Sigurit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet raporti më i ri për Kosovën i sekretarit të OKB-së, Ban Ki – moon, i cili ishte publikuar në fillim të këtij muaji.

Në raportin i cili përfshin periudhën nga 16 tetori i vitit 2015 e deri më 15 janar të këtij viti sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka shprehur brengosjen ër shkak të dhunës dhe retorikës me të cilën opozita në Kosovë ka penguar punën e parlamentit,transmeton Klan Kosova.

Shefi i OKB-së ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë përgjegjës që të përmbahen nga kontestimi i demokracisë dhe përdorimi i dhunës.

Exit mobile version