Një burrë 35-vjeçar Indian ka vrarë 14 anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë shtatë fëmijë dhe prindërit e tij, para se të vriste veten, tha policia.
Raportet sugjerojnë që Hasnin Warekar helmoi ushqimin e familjes së tij me qetësues para se t’ua priste fytin.
Fqinjët nga shtëpia në Thane, afër Mumbait, janë alarmuar për sulmin nga ulërimat e motrës së njeriut, e cila i mbijetoi sulmit.
Policia thotë se është ende e paqartë se pse Warekar ka kryer sulmin.
Motra e tij është “në traumë të thellë” në një spital të qytetit.
“Ai përdori një thikë të madhe. Ai vrau prindërit e tij, motrat e tij dhe fëmijët e motrave të tij. Ai çau fytin e tyre”, tha zëdhënësi i Policisë, Gajanan Laxman Kabdule.
Agjencia e lajmeve Press Trust e Indisë njoftoi se viktima më e re ishte vajza e tij tre muajshe, dhe viktima më e vjetër babai i tij 55-vjeçar.
Ai vrau edhe gjashtë fëmijët e motrave të tij, thuhet në raport,njofton Klan Kosova.
Sulmi filloi në orët e para të dielën në mëngjes, pasi të gjithë kishin shkuar në shtrat.
Komisioneri i policisë Thane Ashutosh Dumbre tha që i akuzuari “mbylli të gjitha dyert e shtëpisë dhe vrau familjen e tij, ndërsa ata ishin duke fjetur”, duke përdorur një thikë që gjendej në afërsi të trupit të tij.
Raportet e medias lokale thanë se anëtarët e familjes ishin të droguar, por kjo nuk është konfirmuar nga policia.
Trupat e viktimave janë gjetur të dielën në mëngjes në shtëpinë e njeriut.Warekar besohet të ketë punuar si kontabilist në Mumbai.