Site icon PORTALB

KSHZ-ja nesër fillon me pastrimin e listave zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë (KSHZ), sipas paralajmërimeve, nesër fillon pastrimi (azhurnimi) i Listës unike zgjedhore, që është një ndër kushtet kryesore për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të cilat janë caktuar për më 5 qershor të këtij viti.

Të hënën do të fillojë kryqëzimi i të dhënave në KSHZ, ku pas fundjavës IT konsulentët do të përfundojnë vlefshmërinë e bazave të marra nga 11 institucionet shtetërore.

Pas përfundimit të kryqëzimit të të dhënave, do të hapet rruga për kontrolle në terren që do të përmbyllin pastrimin e listave zgjedhore.

Exit mobile version