Site icon PORTALB

Ngrihen çadrat për refugjatët në Janinë pranë kufirit shqiptar

Kampe për refugjatë

Greqia ka nisur ngritjen e çadrave për refugjatët nga Lindja e Mesme, të cilët janë bllokuar në Greqi, pasi Maqedonia ka mbyllur kufijtë.

Prej disa ditësh, mediat greke kanë shkruar se tashmë emigrantët kanë mbërritur pranë kufirit me Shqipërinë, duke thënë se disa prej tyre do të strehohen në zonën e Gjirokastrës, për shkak se Greqia është “përmbytur” me emigrantë.

Mirëpo, Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk do t’i hapë kufijtë për refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme. Kështu, pala greke ka nisur të ngrejë disa çadra në Janinë pranë kufirit me vendin tonë, ku do të qëndrojnë një pjesë e refugjatëve.

Exit mobile version