Site icon PORTALB

Vashat kumanovare kampione shtetërore në futboll në sallë

Ekipi i SHF Bajram Shabani - Kumanovë

Ekipi i SHF Bajram Shabani - Kumanovë

Falë rezultatit 2:0, ekipi i femrave në futboll të vogël “Bajram Shabani” nga Kumanova triumfoi kundër Sh.F. “Kole Kaninski” në finalen e madhe të garave shtetërore, e cila u zhvillua sot në qytetin Makedonski Brod.

Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi është përcaktuar në pjesën e dytë, kur Hirisha Zulfiji dhe Hasibe Beluli shënuan golat vendimtar. Në fund të turneut Hikmete Limani është zgjedhur futbollistja më e mirë e turneut.

Ky sukses është i arritje e madhe për vashat kumanovare dhe kjo është meritë e tyre me në krye trajnerin, i cili njëherit është arsimtarin i edukatës fizike, Mustafë Ebibi.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë vashat kumanovare e mundën ekipin nga Strumica me rezultat 6:2, pastaj në gjysmëfinale ishin më të mira se shkupjanet e Tefejuz me rezultat 5:0 dhe në finale e mposhten ekipin nikoqir të Makedonski Brod me rezultat 2:0. /Portalb /

Exit mobile version