Site icon PORTALB

Sulm vetëvrasës në Afganistan, 11 të vdekur dhe 40 të plagosur

Në sulmin vetëvrasës në provincën Kunar të Afganistanit mbetën të vrarë 11 persona, ndërsa 40 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i provincës Kunar, Vahidullah Kalemzaj deklaroi se sulmuesi vetëvrasës e ka shpërthyer bombën të cilën e kishte vendosur në motoçikletë. Në këtë sulm jetën e humbën 11 persona në mesin e të cilëve edhe lideri i një fisi, ndërsa 40 të tjerë janë palgosur.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Exit mobile version