Sulmet ajrore të avionëve rus dhe helikopterëve të ushtrisë siriane në veri të Halepit, në Siri, janë vrarë 11 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së nga pjesëtarët e Gardës Civile, avionët rusë dhe helikopterët e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë kryer sulm me bomba thërrmuese dhe fuçi në Kaptan el-Xhebel dhe Kafr Hamra.
Në Kaptan al-Jabal u vranë dhjetë anëtarë të një familjeje, ndërsa një person u vra në Kafr-Hamri.
Përveç kësaj, në deklaratën e grupit opozitar Nureddin ez-Zenki, thuhet se forcat e regjimit së bashku me pjesëtarët e PYD-së, që është degë e PKK-së në Siri, kanë kryer sulme ndaj Rripit Kaptan el-Xhebel dhe Shejh Akili.