Site icon PORTALB

Gjatë protestës u arrestuan 5 persona e u lënduan 21 policë

Protesta në Prishtinë (26.02.2016)

Gjatë protestës jashtë Kuvendit të Kosovës, janë arrestuar 5 protestues, sipas komunikatës së policisë, të dhunshëm.

Sipas po të njëjtës komunikatë, policia thotë se “si pasojë e dhunës dhe sulmeve të protestuesve drejt policisë deri me tani kanë pësuar lëndime (21) zyrtar policor”, transmeton Koha.net.

Po ashtu thuhet në komunikatë se një gazetar dyshohet se është vet lënduar gjatë realizimit të detyrave të tij dhe të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore.

Exit mobile version