Site icon PORTALB

Pse gjithë ky shqetësim kur LSDM-ja është “humbës i sigurt”?!

[Zaevi nuk dëshiron të caktohet data e zgjedhjeve për shkak se e di se do t’i humbë ato]

Теksti është shkruar me qëllim të vetëm që të nënçmohet lideri i LSDM-së. Në fakt, ky është “ligj” për artikujt që vendosen në mbrojtje të partisë në pushtet, duke mos mbajtur llogari për standardet etike dhe profesionale. Përmbajtjet e këtilla janë të anshme “deri në qiell”, ndërsa për palën e dytë – rregullën e artë të këtij profesioni – sikur edhe nuk kanë dëgjuar fare.

Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi nuk dëshiron të caktohet data e zgjedhjeve për shkak se e di se do t’i humbë ato

Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016, 12:31

Data e recensionit: 24.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

NË MBROJTJE TË PUSHTETIT

Artikulli e promovon tezën se Zaevi angazhohet për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak se, gjoja, frikësohet se do të fitojë debakël të thellë.

“Lideri opozitar Zoran Zaev, nuk dëshiron të caktohet data e zgjedhjeve për shkak se e di se do t’i humbë ato. Sipas anketave të instituteve me renome për matjen e rejtingjeve, LSDM-ja do të përballet me humbje të thellë në zgjedhjet e ardhshme.”

Nëse e gjithë kjo është e vërtetë, pse atëherë i gjithë ky panik? Në qoftë se ngjarjet do të kishin përfundim të këtillë, logjikisht do të ishte që të lihet LSDM-ja të humbë, e me këtë edhe më tepër të zvogëlohet ndikimi i kësaj partie dhe i opozitës në tërësi. Kjo, gjithsesi do të ishte e mirëseardhur për VMRO-DPMNE-në.

Apo, megjithatë, ndoshta ka ndonjë rezervë ndaj analizave të “instituteve me renome”, të cilat parashohin fitore të shkëlqyeshme të partisë në pushtet? Veçanërisht, nëse ato “analiza” janë me datë të vjetër dhe ka hulumtime më të reja që nuk janë në favor të VMRO-DPMNE-së dhe me siguri prandaj nuk kanë qenë interesante për këtë publikim.

Mirëpo, përveç “instituteve me renome”, për popullaritetin e pakontestueshëm të pushtetit kundrejt opozitës së papëlqyer, në artikull flasin edhe ekspertët “virtualë”.

“Sipas ekspertëve, përgjigja e këtillë e Zaevit flet qartë se LSDM-ja nuk dëshiron zgjedhje as në prill, as në qershor, as në shtator.

Ekspertët shumë herë deri tani kanë komentuar se shtyrja eventuale e zgjedhjeve është qëllim i dëshiruar i LSDM-së për shkak të frikës së tyre nga populli.”

Kjo është një praktikë që përdoret për të transmetuar “deklarata” nga ekspertë të pretenduar ose mendime të tyre, e të mos tregohet emri i tyre. Edhe pse është logjike që ekspert të prezantohet me emër dhe mbiemër të plotë, dhe pastaj lexuesit vetë të vlerësojnë se a munden dhe sa do t’i besojnë sqarimit të tij. Dhe, gjithsesi, të vendosin se a do ta pranojnë qëndrimin e tij ose jo.

Përndryshe, përveç faktit që në tekst nuk ka përpjekje që të merret deklaratë nga lideri i LSDM-së, në të mungon edhe një historik i shkurtër për vlerësimin e bashkësisë ndërkombëtare për mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.

Kështu që, në qoftë se kjo përmbajtje mediatike vlerësohet me notën prej 1 deri në 5, ajo nuk e meriton as notën më të ulët.

Exit mobile version