Site icon PORTALB

E. League, superduel Liverpool-Man. United

Europa League

Europa League

Short spektakolar në Europa League. Kompeticioni kontinental prezanton përballje të zjarrta me shortin e 1/8 që ofroi kryqëzime vërtet fantastike duke ofruar të paktën dy finale të parakohshme.

Europa League në raundin e rradhës sjell rivalitetin historik mes Liverpool dhe Manchester United, një përballje vërtet e jashtëzakonshme me të dyja skuadrat që duan të jenë në finalen e madhe të 18 Majit në Bazel por më parë duhet të rregullojnë llogaritë mes tyre në një derbi që do të mbajë të ngërthyer të gjithë botën e futbollit.

Por nuk është vetëm Liverpool -Manchester United pasi goglat e shortit që u hodh në Nion sjellin edhe një betejë po kaq të zjarrtë anglo-gjermane duke vënë përballë njëra tjetrës Borussian e Dortmundit me Tottenham. Një sfidë kjo që përplasë dy prej skuadrave më simpatike të kompeticionit me verdhezinjtë e Tomas Tuchel që do tju duhet të bëjnë llogaritë me Spërsat e Mauricio Pochetinos që përjetojnë një sezon me ambicie të mëdha i cili i shikon si kandidatë edhe për titullin kampion në Angli.

Suprrizat nuk mbarojnë këtu pasi përballjet intriguese mbi të cilat është e vështirë të vësh bast vijojnë me Villarealin që eleminoi Napolin që tani i duhet të kalojë një pengesë vërtet të vështirë si Bayer Leverkusen, ndërsa një euroderbi të madh përjeton edhe Spanja me Athletic Bilbaon dhe Valencian që do të përplasen mes tyre në betejën për një vend në cerekfinale.

Për sa i përket protagonistëve shqiptarë të kompeticionit Bazeli ku militon Taulant Xhaka ka përpara një pengesë aspak të lehtë pasi shikon kundër në 1/8 Secillan kampione në fuqi të kompeticionit. Etrit Berisha dhe Lazio gjejnë përballë Spartën e Pragës, ndërsa Besnik Hasi me Anderlechtin pasi eleminuan Olimpiakosin ju duhet të masin forcat me një skuadër si Shakhtjor Donetks që ishte e aftë të fitonte 3-0 në shtëpinë e Schalkes. Ja dhe kuadro e plotë e përballjeve të plota të 1/8 të Europa League, me ndeshjet e para qe luhen me 10 Mars dhe ato te kthimit nje jave me pas, transmeton Supersport.

Shakhtar Donetsk- Anderlecht

Basel-SevillaSevilla

Villarreal-LeverkusenLeverkusen

Athletic-ValenciaValencia

Liverpool-Man. UnitedMan. United

Sparta Praha-Lazio

Dortmund-Tottenham

Fenerbahçe-Braga

Exit mobile version