Zgjedhja e presidentit të vendit, festa që është paralajmëruar për të dhe në anën tjetër protesta e thirrur nga tri partitë opozitare ka bërë që qyteti i Prishtinës të jetë i mbushur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton Koha.
Në çdo rrugë në Prishtinë, duke mos përjashtuar as sheshet kryesore, mund të shohësh policë.
Burime të KosovaPress-it bëjnë me dije se të gjithë pjesëtarët e policisë janë lajmëruar që të jenë në dispozicion jo më vonë se në orën 08:00.
Por, forca të shtuar të policisë janë parë rreth objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.