Site icon PORTALB

Prokuroria kërkon t’i merret licenca gjinekologut nga Tetova

Mjekët

Akuza e paraqitur kundër mjekut-gjinekolog, nga Spitali Klinik i Tetovës, të akuzuarin e ngarkon për qasje të papërgjegjshme gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, që si pasojë shkaktoi vdekjen e një personi, njofton Portalb.

“Për shkak të mosmarrjes së masave preventive, apo reagimit me vonesë, pacientja ka rënë në komë dhe në atë gjendje ajo ka qenë e transferuar në Shkup ku edhe ka ndërruar jetë. Në bazë të dëshmive, për shkak të papërgjegjësisë prokurori publik kompetent ka ngritur akuzë dhe njëkohësisht në Gjykatën Themelore – Tetovë ka dorëzuar propozim që të akuzuarit t’i shqiptohet dënim – Ndalim të kryerjes së profesionit – mjek”, njofton Prokuroria Publike.

Përndryshe, ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2015, ku si pasoj e gjakderdhjes së tepërt, një nënë nga Tetova ka ndërruar jetë. /Portalb

Exit mobile version